“Prej 20 vitesh ekziston një konspiracion për të mbajtur Ramën në pushtet”, Artan Hoxha nga Kuvendi i PD: Do t’i rrëzojmë shtyllat e mbetura të regjimit

Data

Eksperti i ekonomisë dhe analisti Artan Hoxha ka mbajtur një fjalim të fortë politik në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku akuzoi qeverinë dhe aleatët e saj për përpjekje të vazhdueshme për dobësimin e opozitës dhe mbajtjen e Edi Ramës në pushtet.

Hoxha deklaroi se prej dy dekadash ekziston një “konspiracion” mes elitave politike dhe ndërkombëtare për të mbështetur qeverisjen e Ramës, ndërsa identifikoi si shtylla kryesore të këtij sistemi bashkëpunimin me krimin, përdorimin e shtetit për qëllime politike dhe tentativat për asgjësimin e opozitës reale.

Duke bërë thirrje për reflektim dhe angazhim më të madh brenda Partisë Demokratike, ai theksoi se demokratët duhet të organizohen në çdo nivel për betejat e ardhshme politike. “Do të shkojmë drejt fitoreve të ardhshme për t’i rrëzuar edhe shtyllat e mbetura të këtij regjimi”, u shpreh Hoxha para delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related