Kryeministri Edi Rama duke folur dje me pensionistët në Korçë nuk la pa kursyer edhe ironitë për premtimet e opozitës për pensionet, duke i cilësuar si Sude apo Haxhi Qamilsa. Rama e kishte ironinë si me partitë e vjetra dhe me partitë e reja të opozitës. “Por jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlantë, kur thonë do e bëjmë pensionin minimal 400 euro, janë maskat e Sudes. Maska të njohura dhe maska të reja. Është sudja prapa. Është fryma anti shtet. Qoftë kur dalin maskat në penxhere në kat të tetë, qoftë kur shfaqen në majë të malit. Qoftë kur dalin në dritare të vogla të telefonit apo ekranit dhe paraqiten si e reja që po vjen. Në fakt është sudja që del bashkë me shpirtin.
Suden e kemi hije që na ndjek dhe prandaj nuk kemi arritur të bëjmë drejtësi, prokopi. Ka qenë një kombinimi i një çifti fatal, Haxhi Qamili nga një anë Sudja nga ana tjetër. Çifti që ka udhëhequr shtetit shqiptar. Prandaj Ismail Qemali ikur dhe mori arratinë, Fan Noli iku dhe mori arratinë. Ose vajtën nën dhe ose përfunduan në kampe. Disa idealistë të tjerë që nuk u dilte Haxhi Qamili nga shpirti therën dhe vranë dynjanë. Kemi hapur negociatat me BE, kemi një moment të jashtëzakonshëm historik kur rrethanat janë përgatitur”, nënvizoi Rama.
