Furtunë në Universitetin e Elbasanit, pezullohen 7 pedagogë të Mësuesisë,në hetim për korrupsion,akuzohen se merrnin…

Data

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi paraditen e djeshme në fakultetin e Shkencave të Edukimit, aty ku formohen mësuesit e së ardhmes. Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. Në hetim janë pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Pedagoget përfitonin nga studentet shuma parash që varionin nga 150 deri në 500 euro. Hetimet mësohet se kane nisur gjatë sezonit të vjeshtës, pasi studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës detyrim paraqitje për korrupsion pasiv ndërsa në ambientet e fakultetit, punonjësit e policisë sekuestruan disa dokumente qe i shërbejnë hetimit. Sipas burimeve, pedagogët nen hetim për korrupsion pasiv janë pezulluar nga detyra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related