I ftuar në një emision televiziv ishte ish-deputeti Myslim Murrizi. Murrizi ishte në studio për të komentuar projekt buxhetin e 2025 që Kryeministri Rama prezantoi ditën e sotme në Kuvend. Murrizi ka reaguar shumë ashpër kur ka folur në lidhje me atë gjë dhe gjithashtu ka kaluar në fyerje në disa raste.
Ai ka përmendur edhe kryeministrin Rama dhe disa nga politikat qe përdoren në Shqipëri.
“Kur më bën drejtësi hetusit e komunizmit dhe e shpall kampion drejtësie edhe Jurin dhe Don Lunë dhe venë në krye të Gjykatë së Lartë Sokol Sadushin të 44 kanë vrarë 39 intelektualë në Tiranë si kriminekë dhe flliqësira si kta. Nuk e shoh model qëe përqafon BE që në aspirojmë të shkojmë Nëse kapitujt tanë happen shpejt e do anëtarësohemi në BE deri në 2030, po marrë të mirëqenë që është dhe Rama i bie që kjo strukturë të bjerë.
Nuk ke strukturë të njejtë nëse do të jesh anëtare më BE, jashtë sistemi. Në Kroaci arrestuan ministrin e tyre të shëndetësisë pa asnjë frikë, pa makina të blinduara, në kokërr të burgut, pasi kanë arrestuar kryeministrin pardje kta s’guxojn. Kta gjithë ata që kanë arrestuar nga PS-ja tgjithë kanë marrë leje nga Rama.” tha Murrizi.
Gjithashtu edhe për cështjen e ish-Presidentit Ilir Meta , Murrizi ka reaguar ashpër duke bërtitur dhe duke thënë se nuk e merr në konsideratë arrestimin e tij pasi ai komunikon jashtë me njerëzit e tij edhe pse ndohet i arrestuar. Murrizi i tensionuar, ndërsa moderatorja ka mbyllur programi, edhe pse në fund ish-deputeti ka bërë një deklaratë në fund të saj për ish-kolegen e tij. Moderatorja ka bërë me dije se do të diskutojë një cështje me ministren e bujqësisë Anila Demaj kur Murrizi i kthehet duke thënë: E di kush është Anila?
“Anila Demaj, ish-ministre e financës që ka falur një gjobë 100 mijlon euro në mënyrë abuzive bankës Petrol, ja kam thënë Ramës por ka ikur ajo la seancën” tha ish-deputeti.
