“Kontrolli Mjekësor Bazë”/ Konçesioni i Check-UP-it reagon ndaj “shkeljeve” të gjetura në Komisionin Hetimor

Data

Konçesioni i Check-UP-it ka reaguar në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë mbi shkeljet e kryera dhe përfitimet që ky koncension ka marrë përgjatë 10 viteve të fundit, sipas kontratës së lidhur me qeverinë.

Reagimi i plotë:

Një përgjigje nga Konçesioni i Check-UP-it, për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Mjekësor Bazë, natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën e 8 viteve për këtë projekt. E pamë komunikimin e saj natën e fundit, duke folur për vlera miliona eurosh pa kuptim, për shkelje kontratash, për aksione në shumë shoqëri të tjera dhe duke habitur, me siguri, edhe aksionerët e këtyre shoqërive, për bashkëpunime të padëgjuara dhe që për herë të parë i dëgjuam aty, për miliona që ndahen te personalitete shtetërore, për miliona përfitime nga analizat e pabëra dhe miliona fitime që nuk ekzistojnë përveçse në imagjinatën e saj.

Fliste për ndërtimin e laboratorëve në vendndodhjen e kompanisë në një kohë kur kontrata nuk kufizon marrjen me qira në çdo vend të përshtatshëm logjistikisht.

Fliste për 170 automjete që duhet të ishin në përdorim, në një kohë kur kontrata përfshinte 36 automjete.

Fliste për pajisje të blera dhe të shitura me norma të larta fitimi.

Godiste kontratën e koncesionit për çdo gjë për të thënë që është gabim TVSH-ja, për marrje analizash dy herë njerëzve që t’i përdorin për të rritur numrin.
Sajesa për mbetje spitalore jashtë standardit, për rritje të numrit të diabetikëve me qëllim përfitimi nga shitja e ilaçeve.

Sajesa për lidhje me institucionet për të ndryshuar ligjet, për akses dhe ndërhyrje në serverat e Ministrisë, dhe janë aq shumë të tjera, sa nuk i rendisim dot në këtë letër.

Të gjitha këto u bënë natën e fundit të komisionit hetimor kur u kuptua dështimi i objektit për të cilin u ngrit ai komision, sepse në asnjë nga ditët, përveç anëtarëve të opozitës së këtij komisioni, nuk dëgjuam të meta por vetëm vlerësime, që të thëna nga specialistët e fushës së shëndetësisë për ne janë shumë të rëndësishme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related