EMRI/ Kush është e zgjedhura e Trump për sekretare të shtypit në Shtëpinë e Bardhë

Data

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë të premten në mbrëmje.

Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruante ai më tej.

Detyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale, por pa tradhtuar besimin e shefit.

Karoline Leavitt do te jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related