Gazetari dhe analisti Ilir Demalia, ka komentuar zhvillimet politike në vend. I pyetur lidhur me një kompromis të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ai u shpreh se nuk është e mundur një gjë e tillë, sepse sipas tij do të ishte një gjë skandaloze dhe do t’i jepte një grusht për ta hedhur për tokë SPAK-un. Ai theksoi se Rama po tallet në mënyrë me cinike dhe këta e meritojnë atë tallje që po i bënë ai. Lidhur me investimin që do të bëhet në ishullin e Sazanit, ai u shpreh se nuk beson se nuk do të investohet në atë vend pasi është terren shumë i vështirë, nuk ka plazhe shumë të mëdha dhe nuk ka ujë. Sa i përket qëndresën së Ramës për çështjen e Fredi Belerit, ai u shpreh se Greqia nuk ka më forcë, sepse e ka palosur Europa dhe prandaj Rama mbajti atë qëndresë të fortë sepse e di këtë gjë. Sipas tij, Europa nuk mbajti asnjë qëndrim për Belerin, por thjesht deklaruan se ajo është çështje që i përket drejtësisë.
-Zoti Demalia, si e sheh këtë futjen në parlament të opozitës, i bëri një lloj falje kryeministri Edi Rama, pra i tha merrni këto dy komisionet që të justifikoheni para atyre që keni poshtë ballkonit apo ishte një kompromis?
Unë nuk mendojë që ka kompromis mes Ramës dhe grupit të Berishës. Unë nuk mendoj që Rama ka bërë kompromis për të rikthyer Berishën në Parlament. Sepse do të ishte një gjë skandaloze, do t’i jepte një grusht për ta hedhur për tokë SPAK-un sepse që të hyjë në Parlament duhet t’i japë lirinë SPAK-u. Kjo kërkon një kohë të gjatë dhe është e pamundur. Por unë mendoj që Rama këta po i tërheq zvarrë dhe në momentin që i ka lodhur do t’i japë diçka, siç i dha tani dy komisione fare të papërfillshme. Kjo është për të mbushur veten me një lugë bosh. Rama po tallet në mënyrë me cinike dhe këta e meritojnë talljen e kryeministrit. Rama po i tall duke i shpërfillur, duke i bërë si lypsarë dhe në fund i dha dy komisione. Këta janë njerëz pa asnjë lloj kodi moral, po ka një princip pse lëviz nga këtu, atje. Këta ca nuk kanë thënë për Berishën, ne nuk dalim kundër Amerikës, me atë nuk bëhet politikë, kur panë pastaj që balanca shkoj nga Berisha ata ikën andej, sepse kanë hallin për zgjedhjet e ardhshme. Ata nuk vijnë në pushtet edhe me gjithë problemet dhe performancën që ka kjo qeveri.
-Këto komisione ata i morën se u tall Rama, apo sepse iu imponuan Ramës?
Rama e ka nisur me kohë këtë kohë. I godet pa ndërprerë dhe më pas ia liron pak litarin. Ata thanë do bëjmë mosbindje civile, thanë do bëjnë këtë e atë. Po ata vetëm me atë që bënë me Belerin kanë humbur çdo lloj besimi, këta janë disa palaço. Rama ka disa favore, ai ka konsolidimin e pushtetit të tij, aleancën me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta ku e shohin ardhjen e tyre në pushtet. Ça kanë ata, kanë ide, kanë vizon? Ata kanë vetëm atë që thonë: “Rama ik”. Prandaj njerëzve u janë neveritur këta. Kujt mund ti besosh? Berisha është shkërmoqur sepse ai nuk sjell gjë të re. Imagjino të vij Flamur Noka, ose Gjekmarkaj në pushtet çfarë ndodh. Por ata akoma janë me ’90-ën dhe me Azem Hajdarin. Po kujt i intereson më për ’90, është një brez tani që nuk do t’ ja dijë fare. Kur shoh aty ca të rinj që shkojnë poshtë ballkonit, them a kanë këta njerëz një raport me veten.
-Qëndresën e Ramës për Belerin, si e sheh?
Greqia nuk ka më forcë, sepse e ka palosur Europa dhe prandaj ishte edhe qëndresa e fortë e Ramës, sepse ai e di këtë gjë. A mbajtën ndonjë qëndrim ata për Belerin? Jo, ata thanë është çështje që i përket drejtësisë. Problemi është tani se çfarë do të thonë këta që Jorgo Goro u fut në burg. Pra drejtësia nuk i fut në burg sepse do Rama. Po ja e hoqëm Ramën, kë do të vendosim, atë që rri në majë të dritares, apo atë që kishte hipur në majë të hekurit. Këta thonë Rama kontrollon median. Kë kontrollon ai? 70 për qind të kohës televizive në media e zë opozita dhe Berisha. Si e kontrollon ai median? Po ku është mosbindja civile që thonë ata. Sa kohë duhet që të marr? Këta nuk thonë, do të bëjmë këtë dhe atë.
-Si e sheh investimin që do të bëhet në ishullin e Sazanit?
Ne jemi në NATO, nëse kanë interes strategjik në Sazan nuk lejon NATO. Bën NATO-ja bazën e vet. Po ta thotë NATO-ja nuk mendoj se do ta kundërshtojnë. Greqia ka shumë ishuj, ka dy-tre që i ka baza ushtarake të NATO-s, por i ka të gjitha për turizëm. Sazani është një vend i vdekur, ai është vend gur, s’ka ujë. Është vend internimi, por ka qenë bazë ushtarake. Çfarë të bëjmë ne me Sazanin? Ku ta gjejmë që të vijnë të investojnë. Po, duhet të ketë transparencë. Nuk duhet të bëhet për klientelizëm. Duhet të bëhet një vend turistik, modern, që tërheq njerëz. Sepse kështu ka ecur bota. Përse ta mbajnë, si vend? Nuk e sulmon kush, se ne jemi në mes të aleancës së NATO-s. Unë jam kundër Trump-it. Por nëse është projekt serioz pse jo. Por prapë nuk besoj se nuk do të investojë njeri 1 miliard dollarë se është terren shumë i vështirë, nuk ka plazhe shumë të mëdha, nuk ka ujë. Natyra është shumë e thatë. Vetëm për një pamje, ujë plazhi nuk e di. Unë besoj se nuk do të realizohet sepse do të shohin interesin personal. Nëse është pastrim paraje, atëherë po. Shqipëria ka një terren të bukur, pse bëhet Sazani shumë mirë që bëhet. Teknologjia dhe zhvillimi sot mund ta bëjë një vend tërheqës. A ka gjëra që Rama i përdor në këtë situatë, sigurisht që ka.
-Është e vërtetë që edhe në botë ka një ngrirje të politikës, pra brezi i ri nuk e ka qejf politikën?
Sepse e kanë degraduar në një mënyrë që njerëzit janë bërë indiferentë. Kjo ka ndodhur. Ke 90 vjeç që është në senat këtu akoma, ca do ai atje, nga dita në ditë mund të vdes. Duhet që të lihen të rinjtë sepse ata kanë energji, kanë vizion tjetër.
-Ka një lloj shpresë se Berisha mund të heq non gratën në Angli dhe në SHBA?
Po kur të vij Trump në pushtet. Por, edhe sikur Trump të vij nesër, Berishës nuk i hiqet non grata. Këta e mendojnë sikur ditën e parë që do vijë në pushtet ai, gjëja e parë që do të bëjë është t’i heqë Berishës non gratën. Nuk hiqet non grata as në SHBA dhe as në Angli, sepse këto janë shtete serioze. Kështu që Berisha të rrijë aty në dritare mirë është, tani është duke ardhur edhe vera dhe pranvera.
-Mendon se do të vijoj që të ngelet gjatë kjo kulturë që Berisha dhe Meta pavarsisht se çfarë kanë bërë do vijojnë që të marrin vota në zgjedhje, edhe pse mund të mos marrin shumë, por prapë mund të marrin?
Ne jemi një shtet me popullsi fshatare, pra mentaliteti ashtu është fshatar. Mendësia dhe mentaliteti dhe kultura nuk ndryshon brenda 24 orësh. Kështu kemi qenë edhe në kohën e Zogut. T’i shiko Berishën ka ngelur akoma në mentalitetin e tij bajraktar.
-Të rinjtë sot nuk duan t’ia dinë fare për politikën, a është kjo është një problem për opozitën dhe një favor për Ramën?
Unë i numëroj një mijë e një gjëra Ramës, por ai nuk ka kaluar sensin e masës. Ai tallet është ironik dhe ai këtë e ka mjeshtëri, ata kot e fusin në këtë lojë. Sikur të gjithë gazetarët të bëhen bashkë dhe politikanët në këtë fushë nuk fitojnë më. Ka një kufi. Pse është gazetar ai duhet që të thotë ca të dojë? Edhe kush janë këta, janë gazetarët që ushqehen nga pronarët që janë të lidhur me korrupsion dhe pastrim parash. Sot të gjithë pronarët e mediave sot janë njerëz që kanë në kurriz korrupsionin e ndërtimeve që kanë korruptuar shtetin dhe kanë marr lejet e ndërtimeve. Nuk ka media në botë që rrinë nga dy orë dhe flasin si me qenë në një kafe fshati.
