“Rama dhe Balluku të dorëhiqen”, opozita zbret sot në protestë kombëtare

Data

Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit.

Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit që, sipas saj, kanë tronditur qeverinë.

Partia Demokratike thekson se protesta e sotme përfaqëson zërin e qytetarëve që nuk pranojnë më, sipas saj, pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se aksioni opozitar do të vijojë deri në arritjen e objektivave të shpallura.

Protesta vjen pas tubimit të 10 shkurtit, i cili zgjati rreth tre orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë atij tubimi pati hedhje lëndësh piroteknike, molotovë dhe gurë, ndërsa forcat e rendit përdorën ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit nëse, sipas saj, nuk do të ketë reflektim nga qeveria, ndërsa policia ka njoftuar se do të marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related