“Rama ‘dekoroi’ Jurgis Çyrben e lidhur me krimin”, Berisha akuza të forta: Ish-deputeti i PS informonte…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke u ndalur këtë herë te ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Gjatë një komunikimi online me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha iu përgjigj një pyetjeje që lidhej me zhvillimet politike dhe çështjet e drejtësisë, duke pretenduar se Çyrbja kishte lidhje me elementë të botës së krimit.

Sipas kreut të opozitës, ish-deputeti socialist ishte vlerësuar dhe promovuar politikisht nga Partia Socialiste, ndërsa njëkohësisht, sipas akuzave të tij, shërbente si informator për Altin Hajrin.

“Po në Durrës u shpall fisnik i PS-së Jurgis Çyrbja, ish-deputeti socialist që shërbente si informator i Altin Hajrit, vrasësit që ndau në copa trupin e Jan Prengës në lokalin e tij. Çyrbja e informonte për çdo lëvizje të policisë”, deklaroi Berisha.

Më tej, lideri demokrat pretendoi se kryeministri Edi Rama vazhdoi ta mbështeste politikisht ish-deputetin edhe në momentet kur ndaj tij po rëndonin akuza dhe dyshime publike.

“Rama, ditën që mbante fjalimin në Bruksel, i dorëzon pallaskën me Blendi Klosin në qafë”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e kreut të PD-së janë pjesë e akuzave të vazhdueshme që opozita ka artikuluar ndaj mazhorancës lidhur me pretendime për lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Partia Socialiste apo nga personat e përmendur në deklaratat e Berishës lidhur me këto pretendime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related