Dosja, ja pse SPAK kërkon sekuestrimin e vilave të Kryemadhit te “Kodra e Diellit”,si u blenë me lekët që u pastruan…

Data

Vendimi për sekuestron e vilave të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj është shtyrë për sot në orën 10:00. Në një prononcim jashtë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Kryemadhi theksoi dje se ato nuk janë vila, por apartamente, të cilat janë marrë me kredi. Madje ajo zbuloi se arsyet pse SPAK e kanë çuar në këtë vendim janë në kuadrin e thashethemeve gazetareske. Deputetja tha se prokurorët janë bazuar te afera “CEZ-DIA” e Ilir Metës, ku dyshohet se janë pastrua para të blerë apartamentet. Kryemadhi paralajmëroi se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg.

“Një nga gjërat ishte se arsyeja për sekuestrot e banesave se ju keni qejf t’u thoni vila, janë apartamente. Thanë pse ka marrë kredi, dhe unë shtrova një pyetje gjyqtares dhe prokurorit, po ju që keni marrë kredi, jepni me qira është e ligjshme apo e paligjshme? Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, kanë qëndruar në kuadrin e thashethemeve gazetareske. Me thënë të drejtën pretendimi është se meqë dyshohet Ilir Meta për çështjen “CEZ/DIA” dhe mamaja jote ka marrë shtëpi në Mars 2010. Megjithatë janë justifikime, pse duhet të rezultonte tani kjo çështja e shtëpisë… Në vlerën që kanë përmendur për të intimiduar se ju e dini mirë që në raste të tilla kur dosjet dalin në media, është për të bërë padrejtësi nëpërmjet linçimit të njerëzve.

Bëhet fjalë për 310 mijë euro, ata mbledhin të gjitha transaksionet që kanë qarkulluar në bankë duke ia vendosur mamasë time. Unë do ndjek të gjitha procedurat ligjore se jam e bindur që kjo çështje do vazhdojë në Strasburg. Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel, 5 minuta para se të vija 10 policë kanë zbarkuar në oborrin e shtëpisë time, ishte skenar interesant për presion psikologjik. Mund të jetë edhe rastësi. Kanë ardhur dhe ditën tjetër, procesverbali u firmos nga unë dhe nëna ime”, deklaroi deputetja.

Çfarë thotë dosja e SPAK?

Blerje apartamentesh qindra mijëra euro të pajustifikuara, qindra mijëra euro të tjera shpenzime, blerje në dyqane luksi apo udhëtime, me para të padeklaruara dhe origjinë që sipas SPAK vinte nga korrupsioni janë disa prej episodeve që Prokuroria e Posaçme i evidenton nga hetimi për të argumentuar akuzën e pastrimit të parave nga çifti Meta-Kryemadhit. Nga hetimet e SPAK evidentohet se një nga skemat e përdoruara nga çifti Meta-Kryemadhi për pastrimin e parave ishte marrja e kredive për justifikim shpenzimesh, ndërsa kreditë shlyheshin cash nga Fatime Kryemadhi. Vetëm në një rast në pak muaj nëna shleu kredi me vlerë 138 mijë euro pa justifikuar burimet.

SPAK tregon se një kredi e marrë 335 mijë euro nga Fatime Kryemadhi është përdorur për të justifikuar blerjen e një apartamenti në vitet 2009-2010. Por sipas SPAK nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga vjehrra e Ilir Metës dhe kredia 335,000 Euro gjithashtu është shlyer me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në mars-nëntor 2010, para që Prokuroria e Posaçme i cilëson se vijnë nga korrupsioni i Metës dhe Kryemadhit. Pra 310 mijë euro që SPAK i cilëson nga burime të panjohura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related