Raiffeisen Bank paralajmëron klientët për mesazhe mashtruese: Mos ndani të dhënat bankare dhe kodet e sigurisë

Data

Raiffeisen Bank ka paralajmëruar klientët e saj për qarkullimin e mesazheve mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave bankare dhe aksesin në llogaritë personale.

Sipas njoftimit të bankës, qytetarët po marrin mesazhe të dyshimta që përmbajnë lidhje false dhe kërkesa për verifikim apo konfirmim të informacionit personal.

Mesazhet mashtruese përfshijnë:

  • Linke të dyshimta për “verifikim” ose “konfirmim” të të dhënave
  • Paralajmërime të rreme për mbyllje të llogarisë
  • Premtime për shpërblime apo dhurata false

Raiffeisen Bank u bën thirrje klientëve të tregojnë kujdes dhe të mos kryejnë asnjë veprim që mund të komprometojë sigurinë e tyre financiare.

Banka këshillon:

  • Të mos klikohen linket e dyshimta
  • Adresa zyrtare e bankës të shkruhet manualisht në shfletues
  • Të mos ndahen të dhënat personale apo bankare
  • Të mos jepen kodet njëpërdorimëshe të sigurisë
  • Të mos shpërndahen informacionet e kartës bankare

Në rast se një klient ka ndarë të dhëna apo ka kryer veprime të dyshimta, banka kërkon që të kontaktohet menjëherë numri i asistencës 042 381 381.

Raiffeisen Bank thekson se siguria e klientëve dhe mbrojtja e të dhënave bankare mbeten prioritet kryesor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related