Tabaku: Qeveria po e kthen integrimin në propagandë, korrupsioni dhe tenderat po pengojnë rrugën drejt BE-së

Data

Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, ka deklaruar se raporti i fundit i Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian nxjerr në pah problemet serioze që po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas saj, raporti bie ndesh me propagandën optimiste të qeverisë dhe pasqyron realitete për të cilat opozita ka paralajmëruar prej vitesh.

Tabaku tha se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratime ligjesh, por kërkon institucione funksionale, standarde reale dhe luftë efektive kundër korrupsionit.

Ajo theksoi se raporti prek një sërë problematikash, nga liria e medias dhe korrupsioni, deri te ekonomia, varfëria dhe mjedisi.

Një nga çështjet më kritike, sipas Tabakut, mbetet fusha e prokurimeve publike, që në raport konsiderohet si një nga sektorët më të korruptuar në vend.

Deputetja kundërshtoi pretendimet e qeverisë se Shqipëria performon më mirë se disa vende të BE-së në prokurime publike, duke argumentuar se mungon konkurrenca reale.

“Sot nuk ka më garë në treg. Një pjesë e madhe e operatorëve garojnë të vetëm dhe operatori i dytë futet vetëm sa për të mbajtur formalisht garën hapur”, u shpreh ajo.

Tabaku përmendi edhe shqetësimet e ngritura nga Komisioni Europian lidhur me ligjin për koncesionet e porteve dhe investimet strategjike, duke thënë se procedurat nuk janë transparente dhe bien ndesh me standardet europiane.

Sipas saj, nga 2.2 miliardë euro koncesione të dhëna në vend, rreth 1 miliard euro janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Deputetja e opozitës theksoi se korrupsioni në prokurimet publike mbetet një nga pengesat më serioze në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related