Veliaj në burg, Belind Këlliçi: Kjo është ditë tjetër çlirimi dhe frymëmarrje

Data

Sot është një ditë tjetër çlirimi dhe frymëmarrje nga ky hajdut i pashembullt për kryeqytetin tonë dhe më gjerë.

Sot është një ditë tjetër kur banorët e Astirit, të zonës së Kombinatit, banorët e 5 Majit, ata të Myslym Ketës, protestuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë qytetarët e thjeshtë që kanë rënë pre e dhunës institucionale të tij dhe shpurës së tij, marrin frymë lirisht dhe ndjejnë shpagim për padrejtësitë e pësuara.

Sot familja e të ndjerit Ardit Gjoklaj ndjehet e lehtësuar gjithashtu!

Unë jam këtu për t’ju thënë se nesër, për Shqipërinë,  do të vijë një ditë e re.

Të gjithë kandidatët e PS që guxojnë të shkelin ligjin dhe të tjetërsojnë votën, të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin e firmës, ata që blejnë vota e shtrojnë asfalt elektoral, ata zyrtarë që keqpërdorin si pronë private administratën publike, do të bashkëndajnë me Veliajn fatin e përbashkët.

Ashtu si zyrtarët e korruptuar tashmë pas hekurave, do ju bashkohen shokëve të qelisë.

Ky është angazhimi im dhe i Partisë Demokratike, për një Shqipëri më në fund të lirë nga një kastë mafioze.

Bashkë do ia dalim!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related