“Qytetarët pa ujë, pushteti në gala” – Berisha për protestën në Vlorë: Reagim i drejtë ndaj abuzimit

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Vlorë, ku qytetarët kanë mbetur për katër ditë pa furnizim me ujë të pijshëm, ndërkohë që bashkia organizonte aktivitete festive.

Në një reagim publik, Berisha ka përgëzuar qytetarët për protestën e tyre, duke theksuar se është e papranueshme që banorët të përballen me mungesë të shërbimeve bazë, ndërsa pushteti lokal, sipas tij, merret me “festa dhe salltanete”.

Ai e cilësoi protestën si një reagim të drejtë kundër abuzimit dhe shpërfilljes ndaj qytetarëve, duke nënvizuar se përgjegjësit duhet të japin llogari për situatën e krijuar.

Protesta shpërtheu pasditen e sotme, kur dhjetëra qytetarë hynë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej një mbrëmje gala e organizuar nga bashkia, duke shprehur revoltën për mungesën e ujit. Sipas njoftimeve të protestuesve, tubimi do të vijojë edhe ditën e nesërme përpara godinës së bashkisë, në kërkim të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related