Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në shumicën e vendvotimeve në Kosovë. Sipas kreut të KQZ-së, deri në këtë fazë nuk janë evidentuar incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e procesit zgjedhor.
Ai theksoi se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit.
Sa i përket pjesëmarrjes, KQZ njoftoi se ajo ka kaluar shifrën 44 për qind, duke shënuar një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kur pjesëmarrja kishte qenë rreth 40 për qind e trupit zgjedhor.
Numërimi i votave po zhvillohet në qendrat e votimit dhe rezultatet paraprake pritet të publikohen gjatë orëve në vijim.
