Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në protestën për Zvërnecin, qytetarët: Largoni partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën

Data

Sot u mbajt protesta e pestë qytetare kundër projektit të resortit në Zvërnec, ku mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kundërshtuar ndërtimet në zonën e mbrojtur.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit shpalosën pankarta dhe mesazhe që kërkonin ruajtjen e karakterit qytetar të lëvizjes. Një prej pankartave më të komentuara ishte ajo ku kërkohej largimi i Arlind Qorit, Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt nga protesta, me pretendimin se forcat e tyre politike po përpiqen të përfitojnë politikisht nga kauza.

“Largoni partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga protestuesit, të cilët theksuan se protesta duhet të mbetet e pavarur nga partitë politike dhe interesat elektorale.

Qytetarët deklaruan se kauza për mbrojtjen e Zvërnecit është mbi interesat partiake dhe se nuk do të lejojnë që protesta të përdoret për përfitime politike nga asnjë forcë apo figurë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related