Tjetër largim nga Partia e Lirisë.
Faik Basha, anëtar i Kryesisë dhe njëherazi kreu i PL në Kamëz, është larguar nga Partia e Lirisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të “11 majit”.
Ai ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i Sekretarit për Sigurinë Publike në PL, ndërsa burimet mediatike po përflasim një afrim të tij me strukturat e Partisë Socialiste.
Distancimin nga PL e njofton vetë Basha, i cili në një postim të gjatë në Facebook, thotë se u largua për shkak të mungesës së meritokracisë.
Në fund të shkrimit, Faik Basha thotë se do të futet në betejë për Shqipëri Europiane, duke paralajmëruar një bashkëpunim me Edi Ramën.
