“Qeveria indiferente”, Leskaj: Vjosa po del nga shtrati, rrezik serioz për përmbytje

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka ngritur alarmin për situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit, duke paralajmëruar për rrezik serioz përmbytjeje në zonat përreth lumit Vjosa.

Sipas Leskajt, si pasojë e prurjeve të shtuara, niveli i lumit Vjosa ka arritur në 7.3 metra, duke dalë nga shtrati dhe duke kërcënuar drejtpërdrejt banorët dhe tokat përreth. Ai e cilëson situatën si emergjente dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Deputeti thekson se prej vitesh ka pasur abuzime me argjinaturat dhe investimet për mbrojtjen nga përmbytjet, duke shtuar se fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë ndodhen sot mes fatkeqësisë natyrore dhe korrupsionit.

Leskaj kërkon nga autoritetet:

•vendosjen e situatës nën monitorim të vazhdueshëm,

•evakuimin e menjëhershëm të banorëve të rrezikuar,

•sigurimin e strehimit, ushqimit, medikamenteve dhe veshmbathjes,

•si dhe vlerësim të saktë të dëmeve dhe garantimin e dëmshpërblimeve.

Sipas tij, përmbytjet kanë prekur zona nga veriu në jug të vendit, ndërsa qytetarët janë lënë pa ndihmë dhe asistencë reale. Ai akuzon qeverinë për indiferencë dhe mungesë reagimi në këto momente kritike.

Në përfundim, Leskaj kërkon veprim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale dhe transparencë të plotë në menaxhimin e situatës, duke e cilësuar gjendjen aktuale si një emergjencë kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related