At*ntati me 3 të v*arë në Dobraç, zbardhen detaje të reja: Në automjet me Hamza Licin ishte një person i tretë

Data

Tre persona dyshohet se ndodheshin ku udhëtonin autorët e masakrës me 3 vik*ima dhe 1 të pl*gosur në Shkodër, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (30 Tetor).

Raportohet se dy ishin q*tësit që q*lluan me breshëri pl*mbash drejt mjetit ku ndodheshin vi*tima, 23-vjeçari Hamza Lici, i cili ishte shofer, dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, pasagjer. Ndërsa personi i treti kishte rolin e shoferit.

Atenatorët udhëtonin me një mjet tip Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi masakra.

Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.

Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related