Qëndroi në krah të tij kur denoncuan Geron Xhafajn, Alibeaj: PD nuk duhet të reagonte për burgosjen e Salianjit

Data

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ishte dhe një nga demokrati i cili qëndronte krah Ervin Salianjit në kohën kur dhe denoncoi vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn, ka folur për dënimin e ish-kolegut të tij.

I ftuar në emisionin “Off the Record”, Alibeaj u shpreh se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë.

Ndërkohë, sa i përket reagimeve që kolegët e Salianjit bënë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien 1 vit në brug të tij, Alibeaj tha se politikanët duhet të jenë koherentë sa i përket drejtësisë.

“Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, theksoi deputeti, duke lënë të kuptohet se deputetët demokratë nuk duhet të kishin reaguar.

“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykatën dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related