Politologu Ilir Kalmeaj ka deklaruar se Sorosi është një fenomen real dhe jo një mit, por në Shqipëri gjërat gjykohen me pasione partizane, ndërsa në SHBA shihet më tepër në prizmin e biznesit dhe lobingut.
Kalemaj më tej theksoi tha se i vetmi kryemistër në detyrë që ishte në dasmën e Soros, ishte Edi Rama.
“Që Fondacioni Soros është fenomen real kjo s’ka vend për diskutim, sepse është parë veprimtaria që ka pasur në të gjitha vendet e Europës Lindore, që ka konstatuar kryesisht në financimin të një pjese të mirë të establishmentit të shoqërisë civile, dhe atyre që më pas u bënë politikanë karriere, duke filluar nga çifti kryeministror te kryetari i bashkisë e me radhë. Kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Por diferenca është që në vende si Hungaria, nga ku vet Soros është, e ka shpallur non grata, ka prerë lidhjet me të, duke mbajtur qëndrime të ashpra ndaj tij. Ndërkohë që në vendet e tjera s’është diskutuar ka shumë sepse s’ka pasur kaq prezencë sa në Shqipëri. Vetëm dy kryeministra ishin në dasmën e Sorosit, i vetmi në detyrë ishte Rama. Për Partinë Demokratike në SHBA është një nga donatorët, për pjesën tjetër konsiderohet si palë që ka një axhendë të caktuar që minon themelet e demokracisë”, tha Kalemaj në MCN TV.
I pyetur në lidhje me deklaratat e Elon Musk për Fondacionin Soros, Kalemaj thotë:
“Kur u zgjodh për herë të parë Trump ka patur një retorikë shumë herë më të ashpër ndaj Sorosit se sa aktualisht, dhe Kushner mori financim miliarda dollarë nga Soros dhe s’u dëgjua më nga Trump. Në Shqipëri gjërat gjykohen me pasione partizane, por në një botë tjetër, gjërat shihen në prizmin e biznesin dhe lobingut”, shtoi Kalemaj.
