Putin paralajmëron për “elementin bërthamor” në përvjetorin e luftës në Ukrainë

Data

Në përvjetorin e katërt të nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se kundërshtarët e Rusisë “e dinë si do të përfundonin gjërat” nëse do të përdorej elementi bërthamor kundër Federatës Ruse.

Deklarata vjen pas pretendimeve të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) për një transferim të mundshëm të elementeve të teknologjisë bërthamore në Ukrainë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Putin akuzoi kundërshtarët se po mbështeten në “terror atomik” dhe se po përpiqen të sabotojnë negociatat për Ukrainën.

Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e FSB-së, ai paralajmëroi për rritje të sulmeve terroriste dhe përpjekje sabotimi ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë gazsjellësit Turkish Stream dhe Blue Stream në Detin e Zi.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cilësoi të papranueshme çdo përpjekje për të ndryshuar statusin jo-bërthamor të Ukrainës, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përbënte përshkallëzim të rrezikshëm.

Rusia ka përditësuar doktrinën e saj bërthamore në vitin 2024, duke përcaktuar skenarët mbrojtës në të cilët do të shqyrtonte përdorimin e armëve bërthamore si mjet parandalues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related