“Rama pret i tronditur”, Luçiano Boçi zbulon detajet: Trump ka paralajmëruar ndryshime që do ndikojnë edhe në Shqipëri

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive foli për bllokimin e fondeve Amerikane, për organizatat në vende të ndryshme.

Gjatë bisedës, Boçi u shpreh se, ky vendim i presidentit Trump do të ketë pasoja dhe sigurisht që do prekë edhe Shqipërinë.
‘Pasoja që vjen nga ky lajm sigurisht, që do preki edhe Shqipërinë, kjo gjë do të ketë progresion dhe pritet që të sjellë dhe tronditje të tjera jo vetëm në aspektin financiar, por tronditje që do prekin edhe politikën shqiptare.
Këto inicime tronditjesh janë ndjerë edhe përtej Shqipërisë ata që e kanë parashikuar çfarë do bëjë Trump dhe e kuptojë shumë mirë se çfarë do të ndodhi i kanë bërë lëvizjet e tyre. Në Shqipëri sigurisht që kanë pritshmëritë e tyre dhe presin, dikush pret i tronditur ikjen e tij siç është rasti i Ramës, ne të tjerët presim me optimizëm atë ç’ka do të sjellë presidenca Trump dhe atë ç’ka ai po bën, por duke u mbështetur edhe në atë ç’ka ia ka paralajmëruar në vazhdimësi,’ – tha Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related