Arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar, dyshohet pjesë e rrjetit të kokainës

Data

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia të Italisë, i dyshuar për trafik droge.

Gjatë operacionit, policia i gjeti të riut para cash dhe një çelës banese, çka çoi në kontrollin e një apartamenti aty pranë. Në ambientet e kontrolluara u sekuestruan disa telefona celularë dhe rreth 6.5 gramë kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Telefonat janë dërguar për ekspertim, ndërsa hetuesit dyshojnë se 28-vjeçari mund të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të kokainës. Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related