Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për koalicionin e arritur me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, u pyet nëse Meta kishte kërkuar që për zgjedhjet e 11 majit të ishte pjesë e listës së hapur. Kreu i PD, i cili i ka dhënë 4 mandate të sigurta Partisë së Lirisë, tha përmes një deklarate nga selia blu se Meta do jetë deputet për shkak të burgosjes së tij politike.
Futja e Ilir Metës në listën e mbyllur për deputetë, nënkupton një mandat thuajse të sigurt ndërsa qëllimi final duket se është lirimi nga burgu i kreut të Partisë së Lirisë, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe vendosjen e Prokurorisë së Posaçme përpara një ngërçi procedural.
“Ilir Meta nuk mund të kërkojë emrin e tij në listë të hapur, sepse Edi Rama e ka burgosur atë, i tmerruar nga fushata që do të bënte Ilir Meta dhe vetëkuptohet që ai do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por do të jetë deputet për rrethanat politike, për shkak të burgosjes së tij politike do të jetë deputet i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, u shpreh ush-kryeministri.
Nuk ka një përgjigje se cilat në cilat qarqe do i marrin 8 mandatet në listën e sigurt aleatët e Berishës, që 4 shkojnë për PL, 1 për Mediun, Dulen Dukën dhe Idrizin.
