Publikohen pamje nga aksidenti pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, policia vijon hetimet

Data

Janë publikuar pamje nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë ditës së sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një betoniere. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi” është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Pamjet e publikuara tregojnë dëmtimet e konsiderueshme të automjetit pas përplasjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related