Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, flet e ëma: S’kemi asnjë haber, nuk dimë ku ndodhet

Data

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 49-vjeçari nga Çorovoda me banim në Tiranë, Daut Laze, i cili u arratis një natë më parë nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Autoritetet kanë vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen Daut Lazes, por deri më tani ky vedndim duket se nuk ka ndihmuar për të çuar në lokalizimin e tij.

Familjarët e Daut Lazes që jetojnë në zonën e Astirit në Tiranë shprehen se nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisjen.

E pyetur nga gazetarët, nëna e Lazes ka mohuar që të ketë pasur ndonjëlloj kontakti me të birin pas arratisjes së këtij të fundit nga burgu i Shënkollit.

“Nuk kemi asnjë haber fare, por të kisha do të thosha”, është shprehur e ëma e Lazes për gazetarët

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related