Trump kërkon ta bëjë pjesë të territorit amerikan, zv.presidenti Vance niset drejt Groenlandës

Data

Zv.presidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë pritet të mbërrijnë ditën e sotme në Groenlandë, ku banorët vendas kanë shprehur shqetësim të thellë për vizitën, pasi Presidenti Trump ishte zotuar ta blinte ishullin “me një mënyrë ose një tjetër.”

Shtëpia e Bardhë raporton se Vance do të shoqërohet në udhëtimin njëditor nga Usha Vance-bashkëshortja e tij; Chris Wright-sekretari i energjisë; Michael Waltz-këshilltari i sigurisë kombëtare; dhe senatori Mike Lee-republikan nga Utah.

Itinerari i udhëtimit ndryshoi ditët e fundit pasi njoftimi i mëparshëm u prit me reagime të ashpra në Groenlandë. Fillimisht, znj. Vance, pritej të vizitonte ishullin së bashku me z. Waltz. Ajo kishte planifikuar gjithashtu të merrte pjesë në një garë qensh me slitë në jug të Groenlandës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related