Partia Socialiste mbledh sot Grupin Parlamentar, ku pritet të përcaktohet qëndrimi përfundimtar i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për marrje autorizimi nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Në vijim, pritet të mbajë fjalën edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Taulant Balla paralajmëroi se vendimmarrja për çështjen do të kalojë fillimisht në Grupin Parlamentar socialist.
Vendimi i sotëm i PS-së pritet të jetë përcaktues për fatin e kërkesës së SPAK dhe për zhvillimet e mëtejshme parlamentare në lidhje me imunitetin e Ballukut.
