Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 41-të qytetare kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e klasës politike.
Sipas organizatorëve, protesta ka hyrë në ditën e 41-të dhe vijon të mbledhë qytetarë që shprehin pakënaqësi për çështje politike, ekonomike dhe sociale. Tubimi, i cili nisi si kundërshtim ndaj projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit, është zgjeruar me kërkesa më të gjera për ndryshime në qeverisje.
Forca të shumta policie janë vendosur përgjatë itinerarit të marshimit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe sigurinë publike.
Pritet që protestuesit të mblidhen para godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor dhe do të mbahen fjalime nga pjesëmarrësit.