“Shpresa është rikthyer”, Ervin Salianji: Për 5 muaj tronditëm sistemin dhe ringjallëm Partinë Demokratike

Data

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar mbështetjen që, sipas tij, qytetarët dhe demokratët i kanë dhënë lëvizjes së tij gjatë muajve të fundit.

Salianji shprehet se në vetëm pesë muaj është arritur të bëhet ajo që, sipas tij, nuk është realizuar në dekada: të tronditet një sistem që ai e cilëson të kalbur dhe të rikthehet shpresa tek qytetarët.

“5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë,” shkruan ai, duke theksuar se kjo lëvizje ka si qëllim ringritjen dhe rienergjizimin e opozitës.

Në mesazhin e tij, ai falënderon çdo mbështetës që i është bashkuar kësaj nisme, duke e cilësuar atë si një lëvizje më të fortë se çdo regjim politik.

Salianji e konsideron këtë moment si një pikë kthese për opozitën, duke deklaruar se “është fillimi i fundit të sistemit të vjetër”, ndërsa lë të kuptohet se angazhimi i tij politik do të vijojë në këtë drejtim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related