Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, priten fjalimet në ditën e 31-të të tubimit

Data

Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 31-të që po zhvillohet në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit po ndjekin itinerarin e zakonshëm të tubimeve, ndërsa pas mbërritjes para Kryeministrisë pritet të mbahen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe kanë deklaruar se kundërshtimi i tyre nuk është i drejtuar ndaj opozitës si koncept, por ndaj politikanëve që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për korrupsionin.

Një pjesë e protestuesve kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë thirrje edhe për rinovimin e drejtimit të partive politike dhe për një rol më të madh të brezit të ri në jetën politike të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related