Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të punonjësit të Kadastrës në Fier, Endri Ngresit dhe 2 të pandehurve e tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion.
Endri Ngresi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se Afërdita Vidhi në bashkëpunim me Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.
