Koçiu viziton të plagosurit në Spitalin e Traumës pas aksidentit në autostradën Tiranë–Durrës

Data

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës.

Si pasojë e aksidentit, ku u përfshi një minibus i linjës Berat–Tiranë, mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit, ndërsa 12 pasagjerë u plagosën.

Sipas të dhënave zyrtare, shtatë prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa të tjerët po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e ekipeve shëndetësore.

Gjatë vizitës në Spitalin e Traumës, Koçiu u njoh nga afër me gjendjen e pacientëve dhe punën e stafit mjekësor të angazhuar në trajtimin e të plagosurve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshimet paraprake janë se drejtuesi i mjetit mund të ketë pësuar një problem të papritur shëndetësor para humbjes së kontrollit të autobusit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related