Protestues nga diaspora: Rama nuk mund të gënjejë një popull të tërë, Shqipërisë i duhen drejtësi dhe standarde

Data

Një qytetar shqiptar që jeton në Bruksel iu bashkua protestës së 37-të para Kryeministrisë, ku mbajti një fjalim përpara protestuesve, duke folur për përvojën e tij në diasporë dhe duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, paraqitet situata e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se në institucionet europiane zhvillohen takime ku, sipas tij, kryeministri Edi Rama flet në emër të qytetarëve shqiptarë, ndërsa shtoi se realiteti në vend është ndryshe nga ai që prezantohet.

“Vij nga diaspora, nga Brukseli. Atje është administrata e institucioneve europiane dhe aty vjen edhe Edi Rama duke folur në emër të popullit shqiptar. Mund të gënjejë për një kohë, por nuk mund të gënjejë një popull të tërë. Bashkimi dhe bashkëpunimi janë shpëtimi,” deklaroi ai.

Protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në protestë dhe të mos humbasin besimin se ndryshimet mund të arrihen edhe në Shqipëri.

Sipas tij, vendi ka potencial të krahasueshëm me vendet europiane, ndërsa theksoi se sfidat kryesore lidhen me funksionimin e drejtësisë dhe standardet e qeverisjes.

“Kam ardhur sepse e dua vendin tim. Shqipërisë nuk i mungojnë pasuritë, por drejtësia dhe njerëzit e duhur. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe me durim, mund t’i ndërtojmë këto standarde edhe në vendin tonë,” u shpreh ai.

Protesta e 37-të po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet në mënyrë paqësore, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe llogaridhënie nga institucionet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related