Një qytetar i moshuar mbajti një fjalim gjatë protestës së 37-të para godinës së Kryeministrisë, ku shprehu kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë angazhimin qytetar.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi akuzoi kryeministrin për keqqeverisje dhe për tradhti ndaj interesave të qytetarëve.
“Rama është kriminel e maskara. Mbi të gjitha, është tradhtar i kombit që bën pazar me popullin,” u shpreh ai para të pranishmëve.
Në vijim, ai iu drejtua brezit të ri, duke theksuar se e sheh tek ata shpresën për të ardhmen e vendit.
“Ju jeni e ardhmja e këtij kombi. Ju jeni rilindja e vërtetë, jo rilindja e Edi Ramës,” deklaroi protestuesi.
Protesta e 37-të po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet në mënyrë paqësore edhe në ditët në vijim.
