Referencat e reja nga 2026 rrisin kostot e ndërtimit dhe çmimet e banesave

Data

Çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026, pritet të rrisin ndjeshëm kostot e ndërtimit dhe, si pasojë, edhe çmimet e apartamenteve. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, rritja e referencave do të sjellë një barrë më të madhe fiskale për ndërtuesit, veçanërisht përmes taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Ndikimi më i fortë parashikohet në zonat bregdetare, ku në disa raste rritja e çmimeve të referencës arrin deri në 196%, si në zonën e Portit të Durrësit. Rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe në Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Qerret, duke e bërë ndërtimin më të shtrenjtë dhe duke shtuar presionin mbi çmimet përfundimtare të banesave.

Paralelisht, kërkesa e lartë nga blerësit e huaj dhe diaspora pritet të mbajë tregun e bregdetit aktiv deri në vitin 2030. Sipas parashikimeve, çmimet në këto zona mund të rriten nga 4% deri në 12% në vit, ndërsa mbi 60% e blerjeve realizohen nga të huaj ose shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ndryshe paraqitet situata në Tiranë, ku tregu po shfaq shenja mbingopjeje për shkak të ofertës së lartë. Agjentët imobiliarë presin stabilitet të çmimeve gjatë vitit 2026, ndërsa kërkesa pritet të zhvendoset më shumë drejt zonave periferike si Kamza dhe Paskuqani, ku banesat mbeten më të përballueshme, edhe pse të ndikuara nga rritja e referencave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related