Protestë pa podium, opozita mobilizohet para Kryeministrisë

Data

Opozita zhvillon sot protestën e pestë kombëtare para Kryeministrisë, ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë pa fjalime dhe pa podium të vendosur në bulevard.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të përqendrohet më shumë në praninë dhe veprimet simbolike të mbështetësve. Ndërkohë, qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon normalisht.

Në perimetrin e Kryeministrisë janë marrë masa shtesë sigurie: dyert janë blinduar, instalacionet e ndriçimit janë mbuluar dhe është vendosur gardh metalik përreth godinës.

Sipas organizatorëve, Kryeministria mbetet pika kryesore e tubimit, por nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes drejt institucioneve të tjera.

Policia e Shtetit ka deklaruar se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës, duke iu referuar incidenteve të dhunshme të ndodhura në tubimet e mëparshme, megjithatë ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related