Banorët e Thumanës bllokojnë nënkalimin e autostradës, kërkojnë ndërhyrje për rrugën e degraduar

Data

Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Thumanë zhvilluan sot protestën e tretë radhazi, duke bllokuar për rreth një orë qarkullimin pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar.

Shkak i reagimit është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, një segment prej rreth 500 metrash që përdoret nga automjetet që devijojnë nga aksesi kryesor i autostradës. Sipas banorëve, rruga është dëmtuar rëndë dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar apo Bashkia Krujë.

Gjatë protestës, aktivisti Aulon Kalaja u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e aksit.

Banorët theksuan se zona e Krujës ka mbetur prej kohësh jashtë investimeve infrastrukturore dhe kërkuan zgjidhje urgjente për problemet që, sipas tyre, po rrezikojnë sigurinë e përditshme të komunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related