Tabaku kundër editorialit Rama-Vuçiç: Integrimi pa reforma rrezik për Shqipërinë

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj editorialit të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku propozohet një integrim i përshpejtuar ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen, pa anëtarësim të plotë institucional.

Sipas Tabakut, ky model rrezikon ta vendosë Shqipërinë në një “periferi të përhershme” brenda Bashkimit Europian. Ajo argumenton se përfitimet ekonomike nuk mund të paraprijnë standardet demokratike dhe sundimin e ligjit, pasi procesi i zgjerimit të BE-së historikisht ka funksionuar mbi bazën e transformimit institucional dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Deputetja thekson se fondet europiane janë të lidhura drejtpërdrejt me reforma reale në drejtësi, transparencë dhe konkurrencë të ndershme. Sipas saj, integrimi i pjesshëm pa përmbushjen e këtyre standardeve do të forconte mangësitë ekzistuese dhe do të dobësonte procesin transformues.

Tabaku shton se Shqipëria duhet të synojë anëtarësim të plotë me të drejta të barabarta, dhe jo një status të ndërmjetëm që, sipas saj, institucionalizon diferencat brenda projektit europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related