“Pse bëni zhurmë në pallat?”/ I riu pl@gos me th*ke babë e bir në Tiranë (EMRAT)

Data

Një sherr mes komshinjëve është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku ka përfunduar me plagosjen e babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Autoritetet policore raportojnë se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin Mario Miha, dhe me sende të forta shtetasin Arben Miha.

Burime bëjnë me dije se i riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”, ndërsa 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.

Sherri ka ndodhur në katin e pestë të pallatit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related