Protestat për Zvërnecin shtrihen në Durrës, qytetarët mblidhen në sheshin “Liria” kundër projektit

Data

Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec vijon të zgjerohet në qytete të ndryshme të vendit. Mbrëmjen e së enjtes, dhjetëra qytetarë të Durrësit u mblodhën në sheshin “Liria” për të protestuar kundër projektit strategjik të qeverisë në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Që prej orës 18:00, pjesëmarrësit janë grumbulluar me pankarta dhe mesazhe sensibilizuese, duke shprehur shqetësimin e tyre për ndikimin që projekti mund të ketë mbi mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të zonës.

Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, përfshirë të rinj dhe familje me fëmijë, të cilët kërkuan më shumë transparencë dhe dëgjim të zërit të komunitetit në lidhje me zhvillimet e planifikuara në Zvërnec.

Tubimi në Durrës vjen në vazhdën e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe qytete të tjera, ku aktivistë, qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related