Kryetari i LRI, Kristian Kina i ftuar në studion e Panorama TV, foli në lidhje me marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e komisioneve hetimore.
LKina tha se gjithçka filloi pas protestës së 20 shkurtit, pasi sipas tij mazhoranca u tmerrua nga protesta masive, e cila tanimë po jep rezultatet.
Ai shtoi se protesta tregoi edhe njëherë se cila ishte opozita e vërtetë edhe pse kjo gjë dihej, duke theksuar se Rama po dridhet nga forcimi çdo ditë e më shumë i opozitës.
Kina: E para që më erdhi në mendje ishte protesta e 20 shkurtit. Pse do thoni juve? Sepse pas asaj filloi edhe propaganda e anëtarësimeve të reja. Filloi edhe ky zhvillim që ju përmendët. Pra në thelb unë mendoj se Rilindja pati një tmerr nga protesta e 20 shkurtit, sepse pjesëmarrja aq shumë masive i dha rezultatet.
Mendoj që është një fillim i mbarë për të rikthyer demokracinë dhe llogaridhënien, por jam shumë skeptik personalisht se sa këto mund të arrihen me një person në krye të qeverisë, që ka një tendencë autokratike, sic është Edi Rama.
Protesta e 20 shkurtit tregoi edhe njëherë se kush ishte mazhorancë. Ajo bëri që të dridhet edhe Edi Rama dhe tregoi se me pirueta politike nuk mund të vazhdohet gjatë. Më pas kemi për të parë edhe ecurinë e kësaj marrëveshje.
Unë e lexoj si trembje të zotit Rama nga protesta e 20 shkurtit dhe për faktin se opozita cdo ditë e më shumë po forcohet.
