“Protestat janë pozitive, por Shqipëria s’është Hungaria”/ Arbër Hitaj: Opozitës i mungon figura që përfaqëson antikorrupsionin

Data

Gazetari Arbër Hitaj ka vlerësuar si pozitiv aksionin e opozitës në Shqipëri, duke theksuar se ajo është aktive si në parlament, ashtu edhe në terren përmes protestave.

Sipas tij, opozita po merr pjesë në komisione dhe reforma të rëndësishme si ajo territoriale dhe zgjedhore, duke dhënë alternativat e saj. Ai gjithashtu e konsideroi të rëndësishëm presionin politik që po ushtrohet përmes protestave.

“Pjesa e protestës është shumë e mirë, ka një lloj motivimi edhe te strukturat”, u shpreh Hitaj, duke shtuar se kjo lëvizje mund të lidhet edhe me përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

Krahasimi me Hungarinë

Megjithatë, Hitaj theksoi se situata në Shqipëri nuk mund të krahasohet me atë të Hungarisë, ku një figurë e re politike si Péter Magyar arriti të krijojë një valë mbështetjeje mbi bazën e kauzës antikorrupsion.

Sipas tij, në Shqipëri mungon një figurë e tillë që të përfaqësojë besueshëm këtë kauzë.

“Në Hungari kishim një të brendshëm që doli i jashtëm dhe mori kartën e antikorrupsionit. Këtu nuk janë kushtet”, u shpreh ai.

Kritika për klimën politike

Hitaj argumentoi se në Shqipëri çdo figurë e re që tenton të dalë përballë sistemit përballet jo vetëm me mazhorancën, por edhe me vetë opozitën.

Ai përmendi se raste të tilla janë parë me figura të reja politike, duke shtuar se kjo pengon krijimin e një alternative të re dhe të besueshme.

Nevoja për rinovim në opozitë

Në analizën e tij, gazetari theksoi se opozita ka nevojë për një hapje më të madhe dhe për përfshirjen e figurave të reja.

Ai nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë nëse do të ketë një orientim drejt reformimit apo drejt forcimit të një linje më radikale brenda saj.

“Për të fituar besimin, duhet të vësh njerëz të pastër dhe figura të reja”, përfundoi Hitaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related