Protesta të dhunshme kundër Lojërave Olimpike, Meloni: Protestuesit janë armiq të Italisë

Data

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër pas protestave të dhunshme të zhvilluara në disa qytete të vendit kundër organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Në një deklaratë publike, Meloni i cilësoi protestuesit si “armiq të Italisë”, duke i akuzuar për përplasje të rënda me forcat e policisë dhe për sabotim të infrastrukturës hekurudhore.

“Armiqtë e Italisë po demonstrojnë kundër Lojërave Olimpike, duke bërë që këto pamje të transmetohen në televizione në të gjithë botën. Disa prej tyre kanë prerë kabllot hekurudhore për të penguar nisjen e trenave,” deklaroi Meloni.

Ajo shprehu solidaritet me forcat e rendit, qytetin e Milanos dhe qytetarët që, sipas saj, po shohin punën dhe përpjekjet e tyre të shkatërruara nga akte kriminale.

Autoritetet italiane po hetojnë incidentet dhe kanë paralajmëruar masa të ashpra ligjore ndaj personave të përfshirë në dhunë dhe sabotim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related