Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi është dërguar në spital pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte dhe ka tronditur familjen dhe komunitetin lokal.
Familjarët, të cilët jetojnë në zonën e Palasës, e kanë transportuar fëmijën me urgjencë drejt Orikumit. Sipas burimeve mjekësore, ambulanca e Orikumit e ka marrë të miturin pa shenja jete dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk ka qenë e mundur shpëtimi i tij.
Nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme. Mësohet se 4-vjeçari kishte rreth një javë që vuante nga temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre.
Autoritetet shëndetësore kanë nisur ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së fëmijës, ndërsa pritet edhe rezultati i analizave përfundimtare.
