Bombardimet fatale/ Ambasada amerikane në Venezuelë u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë u ka bërë thirrje urgjente qytetarëve amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë, pas sulmeve dhe shpërthimeve të ndodhura në Karakas.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet amerikane këshillojnë shtetasit e tyre të mos udhëtojnë drejt Venezuelës, duke e cilësuar situatën e sigurisë si jashtëzakonisht të rrezikshme. Paralajmërimi është përforcuar edhe nga Ambasada amerikane në Bogota, Kolumbi, e cila u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin çdo udhëtim drejt territorit venezuelian.

“Ambasada amerikane në Venezuelë këshillon qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në këtë vend dhe rekomandon që ata që ndodhen aktualisht atje të largohen menjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Situata në Venezuelë mbetet e tensionuar pas bombardimeve dhe zhvillimeve të fundit ushtarake, ndërsa autoritetet ndërkombëtare po ndjekin nga afër përshkallëzimin e krizës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related