Lala: SHBA u distancua nga Balluku, VanHorn dha mesazh të qartë pas aktivitetit qeveritar

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar pjesëmarrjen e të ngarkuarës me punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, në një aktivitet ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim.

Sipas Lalës, qeveria u përpoq ta paraqiste praninë e diplomates amerikane si mbështetje politike për Ballukun, por kjo nuk qëndron. Ajo theksoi se VanHorn ishte e pranishme për arsye institucionale dhe për përfaqësimin e interesave amerikane, jo për të mbështetur individë të caktuar.

Gazetarja vuri në dukje se menjëherë pas aktivitetit, VanHorn nuk zhvilloi kontakte me përfaqësuesit e qeverisë dhe u drejtua drejt Gjykatës Kushtetuese, ku shprehu mbështetjen e SHBA-ve për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ky veprim, sipas Lalës, ishte një mesazh i qartë distancimi nga aktiviteti qeveritar.

Ajo shtoi se hetimet ndaj Belinda Ballukut nuk kufizohen vetëm te infrastruktura, por ka dyshime se mund të jenë cenuar edhe interesa të kompanive amerikane në projekte strategjike. Sipas saj, nëse këto dyshime konfirmohen, çështja mund të marrë përmasa më të mëdha në marrëdhëniet Shqipëri–SHBA.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related