Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë për Ukrainën, se Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu theksoi se Ukraina ka nevojë për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.
Ne patëm një diskutim të mirë dhe të ndershëm. Le ta riarmatosim menjëherë Evropën,” tha von der Leyen në deklaratat e saj të para pas përfundimit të samitit në Londër.
Von der Leyen theksoi gjithashtu se duhet urgjentisht të ripajisin Evropën dhe se Komisioni do t’i propozojë një plan përkatës Këshillit Evropian më 6 mars.
