Buxheti i Agjencisë për Media e Informim që funksionon si “ministri e propagandës” për kryeministrin dhe qeverinë do t’i kushtojë taksapaguesve 149 milionë lekë, sipas parashikimeve në projektbuxhetin e vitit 2025
Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seancë dëgjimore të martën në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po diskutohet në parim buxheti i ri.
“Është më i ulët se tavani buxhetor”, tha Hysi në komision duke shtuar se ishin ulur me 18 milionë lekë shpenzimet operative.
Fondi prej 149 milionë lekë do të përdoret kryesisht për paga dhe sigurime për 69 punonjës që ka në organikë kjo agjenci dhe që punon kryesisht për agjendën e kryeministrit duke prodhuar materiale të gatshme nga takimet apo aktivitetet e tjera të tij.
Në vitin 2024 buxheti i MIA-s ishte 156.9 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 ishte 122 milionë lekë.
